LajmeSport

Dhjetë klubet me shpenzimet neto më të mëdha këtë sezon, shumë befasi në listë

Me përfundimin e afatit kalimtar të verës, kalkulatorët janë në aksion për të parë se cili klub ka arritur shpenzimet më të larta neto gjatë muajve të fundit.

Afati kalimtar mbyllet më 1 shtator në orën 23:00 dhe skuadrat në Ligën Premier kanë vetëm disa ditë të tjera për t’i futur dhe larguar lojtarët nga klubet e tyre.

Ka pasur disa shpenzues të mëdhenj këtë verë, si në Angli ashtu edhe anembanë globit, veçanërisht nga Arabia Saudite, pasi klubet në vendin e Lindjes së Mesme treguan muskujt e tyre financiarë.

Disa klube të zakonshme nga Liga Premier kanë shpenzuar shumë këtë verë, duke përfshirë Manchester United falë nënshkrimeve të Andre Onana, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund, ky i fundit për një marrëveshje prej mbi 80 milionë euro.

Arsenali gjithashtu ka qenë shumë aktiv në treg këtë verë, duke sjellë Declan Rice nga West Ham në një marrëveshje prej 120 milionë eurosh, si dhe Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajax.

Klubi nga Stamford Bridge ka qenë gjithashtu i zënë, duke riformuar skuadrën për Mauricio Pochettinon me lojtarë si Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Romeo Lavia, Moises Caicedo, Axel Disasi dhe Robert Sanchez në mesin e nënshkrimeve.

Por, shpenzimet neto përfshijnë zbritjen e parave të bëra nga shitjet nga ato të shpenzuara për transferime, dhe Chelsea ka pasur shumë largime këtë verë që i sollën fonde.

Show More

Related Articles

Back to top button