Opre Roma Kosova është duke mbajtur një protestë pranë stacionit policor në Graçanicë. Kjo protestë vie pas pretendimeve se një pjesëtar i komunitetit rom, është rrahur nga zyrtarët policorë në Graçanicë.
Rasti në fjalë është duke u hetuar edhe nga Inspektoriati Policor i Kosovës, kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zyrtari për informim i IKP-së, Arbër Beka.
“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë dhe e njëjta është në fazën e hetimit preliminar. Veprimet tjera do të ndërmirren varësisht nga të gjeturat nga hetimi dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.”, ka thënë Beka.