LajmeSport

Kikbokseri shkupjan Turker Ismaili kalon në gjysëmfinale të kikboksit evropian për juniorë

Dje në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian për fëmijë, kadetë dhe juniorë në kikboks që janë duke u zhvilluar këto ditë në Stamboll të Turqisë, kikbokseri shkupjan Turker Ismaili ka fituar me rezultat 3-0 ndaj përfaqësuesit grek Arapogiannis Pantaleimon. Pas betejës së ashpër që zhvilloi dje në ring shkupjani Turker Ismaili u kualifikua në gjysëmfinale ku ditën e ejte pritet që të përballet në ndeshje kundër ukrainases Nikita Tertishnyi.
Kualifikimi në gjysmëfinale shkupjanit Ismaili i ka garantuar më së paku fitoren e medaljes së bronztë, ndërsa gjithçka do të definohet ditën e enjte ku nëse Ismaili triumfon ndaj kundërshtarit ukrainas, gjasat reale janë që ai të kthehet me medalje të artë në vendlindje.
Ndërkaq dje, dy garuesit nga Maqedonia e Veriut: Jodranka Temelkova dhe Petar Ilkovski humbën ndjeshjet e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button