BotaLajme

Funerali i Prigozhin mbahet sot nën masa të rrepta sigurie, Putin nuk merr pjesë

Oficerët e zbatimit të ligjit në Rusi janë parë duke ruajtur një varrezë në Shën Petersburg, ndërsa shtohen spekulimet se funerali i Yevgeny Prigozhin mund të mbahet sot.

Siguria ishte e rreptë rreth hyrjes së varrezave Serafimovskoe këtë mëngjes, por disa njerëz u fotografuan duke u përpjekur të hynin në varreza me lule. Ngjarjet vijnë pasi ditët e fundit u shfaqën fotografi të publikut, duke kryer homazhe dhe lënë lule e qirinj në një vend përkujtimor për Prigozhin në Moskë.

Putin nuk ka në plan të marrë pjesë në funeralin e liderit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai u tha gazetarëve se Kremlini nuk ishte në dijeni për organizimet e planifikuara të funeralit, duke thënë se kjo ishte një çështje familjare.

Komiteti hetues i Rusisë të dielën konfirmoi se Prigozhin ishte në mesin e njerëzve të vrarë në rrëzimin e avionit të mërkurën e kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button