Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e garave me motorë në Brazil mes dy pilotëve që kanë humbur jetën pas një përplasjeje në pistë.
Në aksident u përfshinë 42-vjeçari Andre Verissimo Cardoso dhe 38-vjeçarin Erico Verissimo da Ros dhe ngjarja ndodhi gjatë raundit të parë të garës GP 1000.
I pari humbi kontrollin e motorit së tij në një qoshe dhe rrëshqiti duke e gjetur veten të ekspozuar në mes të pistës me mjetet e tjera që i dalin përballë.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve ia dolën ta shmangnin, përveç të dytit, që përplaset dhunshëm ndaj tij. Sigurisht, gara u ndërpre menjëherë dhe të dy drejtuesit u dërguan me urgjencë në spital. Mirëpo, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, pas një kohe ata humbën jetën.