Afro 50,000 personave u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa përmbytjet kanë goditur qytetin më të madh australian, Sidnej, për të tretën herë me radhë gjatë këtij viti. Disa pjesë të Sidnejit janë përballur me reshje të dendura shiu në katër ditët e fundit. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, ndërsa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Përmbytjet në mbarë Australinë – që janë nxitur nga fenomeni i motit i njohur si La Niñja– i kanë marrë jetën deri tani mbi 20 personave. Mbi 100 evakuime janë urdhëruar në mbarë Sidnejin për shkak të emergjencës aktuale. Edhe qytetarët në 50 zona të tjera janë paralajmëruar që të përgatiten që të evakuohen, për shkak se disa lumenj të mëdhenj janë tejmbushur dhe kanë dalë nga shtrati. Reshje shiu pritet të ketë edhe sot në Sidnej, po ashtu edhe erëra të fuqishme, që rrisin rrezikun e rrëzimit të pemëve dhe shtyllave elektrike. “Emergjenca ende nuk ka kaluar”, tha ministrja e Emergjencave. Ekspertët thonë se përmbytjet janë shpeshtuar dhe janë bërë më katastrofike për shkak të ndryshimeve të klimës si edhe nga fenomeni i motit La Niñja. Ky i fundit shkakton erëra të fuqishme në zonat e Paqësorit deri në Indonezi.
Lexo më tej
Lajme
më parë 21 hours
Konkursi për shkollat e mesme, në fokus arsimin profesional
Lajme
më parë 22 hours
“Këpuca e Artë”: Sallah në epërsi, por me më pak gola!?
më parë 21 hours
Më shumë se 62 për qind e të rinjve duan të ikin nga Maqedonia e Veriut!
më parë 21 hours
Konkursi për shkollat e mesme, në fokus arsimin profesional
më parë 22 hours
Fillon faza e dytë e projektit për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në BE në fushën e mjedisit jetësor
më parë 22 hours
Incident i rëndë në bazën ushtarake ruse, shpërthen depoja e municioneve
më parë 22 hours
Izraeli vret 39 palestinezë të tjerë në Gaza, numri i të vrarëve tejkalon shifrën 51.300
më parë 22 hours
Avokati i Popullit/ Ziberi ankohet se përballen me probleme serioze financiare e kadrovike, kërkon votimin e ligjit
më parë 22 hours
Limaj: Lojë nervash, Kosova s’e ka luksin që të mbetet pa institucione
më parë 22 hours
Lufta në Ukrainë, Osmani pas takimit me presidentin finlandez: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë
më parë 22 hours
“Këpuca e Artë”: Sallah në epërsi, por me më pak gola!?
më parë 22 hours