LajmeRajon

“Burgu im qenka një vrimë”, vajza e Jakup Krasniqit publikon vargjet e shkruara nga babai në burgun e Hagës

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Për kalimin e ditëve në qelinë e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruajë vargje poetike.


Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë qeli. Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi.

“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Show More

Related Articles

Back to top button