LajmeMaqedoni

Faktori njeri dhe kushtet klimatike shtojnë vapën, ja çfarë thonë mjekët

Moti i nxehtë i verës bëhet i padurueshëm sidomos në Shkup. Ata që udhëtojnë drejt kryeqytetit mund ta vërejnë dallimin, ndërsa ata që jetojnë në Shkup vapa i ngufat edhe natën, shkruan Alsat.

Shtrohet pyetja Përse?

Njohësit e fushës thonë se Shkupi është më i nxehtë për 5°C nga qytetet tjera përreth, ndërsa është vetëm  2°C më i freskët se Gjevgjelia, qyteti më jugor i vendit.

Kjo sipas meteorologëve është për shkak të pozitës gjeografike. Ndërtimet e larta përgjatë Lumit Vardar nuk i përshkojnë rrymat e ajrit, bllokadat që krijohen nga mali Vodno krijojnë shtypje atmosferike, ndërkaq në lagështinë e ajrit ndikon edhe Liqenet artificial, siç janë Kozjak dhe Treska.

Parashikimet janë se në fundjavë moti do të freskohet pak.

“Janë faktorët natyrorë, sepse, ja para disa ditësh kishim valën përvëluese mbi Evropën, që erdhi nga jug-perëndimi, fillimisht nga Spanja deri në Gjermani. Këto shkaktuan temperatura të larta që vet ndikimet atmosferike, jo gjithmonë faktori njeri apo relievi lokal ndikon, varet nga kushtet klimatike globale”, tha Lençe Rizova, Enti hidrometeorologjik.

Mjekët thonë se ky mot i paqëndrueshëm shkakton probleme shëndetësore tek të gjithë, e posaçërisht tek personat me probleme kardiovaskulare dhe pulmonare. Mjeku Sedat Lumani tha se avulli i nxehtë nga reshjet në vapë ka rritur alivanosjet dhe rrezik është i lartë edhe për sulme në tru.

“Faktori UV rritet, është më i rrezikshëm dhe pengojnë organet e frymëmarrjes, sistemin kardiovaskular me pasoja jo të rralla në këtë kohë që kemi sulmet në tru. Rritja e sëmundjeve anginoze të zemrës për shkak të adaptimit të organizmit në një stil të jetës së përditshme, mirëpo kushtet nuk janë në njëjta”, u shpreh Sedat Lumani, Doktor.

Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që qytetarët t’i shmangen ekspozimit në diell ndërmjet orës 10-16h ngaqë edhe rrezatimi ultra-vjollcë është mbi 9-të.

Sugjerojnë që të mbahen veshje të holla me ngjyre të hapura, ndërsa të konsumohen sa më tepër lëngje. / Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button