BotaLajme

Erdogan takim me Putin në Rusi, në fokus marrëveshja e grurit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë qytetin rus të Soçit javën e ardhshme për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe marrëveshjen e dështuar të grurit mes palëve.

Të dy udhëheqësit thuhet se do të diskutojnë potencialin e “ringjalljes” së marrëveshjes së Detit të Zi, e cila lejoi eksportin e grurit ukrainas përmes detit të kontrolluar nga Rusia, gjatë vizitës të hënën, thanë burimet diplomatike për agjencitë ruse të lajmeve.

Kjo marrëveshje u ndërmjetësua pjesërisht nga Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara në 2022.

Që atëherë, Ankaraja ka kërkuar të bindë Moskën që t’i kthehet marrëveshjes.

Show More

Related Articles

Back to top button