LajmeRajon

Çeku: Ndërtesa e Muzeut të Muzikës do të restaurohet e të kthehet në gjendjen origjinale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka reaguar pas kaplimit nga zjarri të ndërtesës së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, derisa është zotuar se e njëjta do të restaurohet e të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

I pari i MKRS-së, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i prekur nga siç e quajti ai “krimi i mbrëmshëm” ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës, teksa ka shtuar, se personat që qëndrojnë pas këtij veprimi duhet të ndëshkohen.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, shkroi Çeku në një postim në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button