LajmeRajon

Gushti, muaji i “artë”/ Në portin e Vlorës mbi 90 mijë hyrje dalje. Muaji me fluksin më të lartë në 30 vite

Gushti për Portin e Vlorës llogaritet të jetë muaji me numrin më të lartë të udhëtarëve.

Mbi 90 mijë persona kanë hyrë dhe kanë dalë përgjatë kësaj kohe duke e kthyer gushtin në muajin me fluksin më të madh në 30 vitet e fundit.

Ndër turistët që kanë vizituar Vlorën dominojnë italianët, por në qytetin bregdetar nuk kanë munguar as pushuesit nga Franca e Spanja.

Fluksi tashmë është në rënie, por në ditët e ngarkuara është punuar me të gjitha kapacitetet.

Përveç gushtit edhe korriku në portin e Vlorës ka pasur numër të konsiderueshëm pasagjerësh. Përgjatë këtij muaji llogaritet të kenë hyrë dhe dalë mbi 30 mijë udhëtarë.

Show More

Related Articles

Back to top button