BotaLajme

OKB-ja i paraqet Rusisë “propozime konkrete” për rinovimin e marrëveshjes së grurit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paraqiti një grup propozimesh konkrete për të rinovuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. Sipas Guterres, është jashtëzakonisht e rëndësishme të rinovohet marrëveshja e grurit.

Guterres u shpreh se nisma “ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për t’i bërë tregjet ushqimore më adekuate me objektivat e OKB-së për sigurinë ushqimore”, të tilla si ulja e çmimeve dhe krijimi i kushteve për qasje në tregjet globale të shumë vendeve, përkatësisht botës në zhvillim.”

Guterres tha se beson se OKB-ja paraqiti një propozim që mund të jetë baza për një rinovim, por një “rinovim që duhet të jetë i qëndrueshëm”.”Ne nuk mund të kemi një Iniciativë të Detit të Zi që kalon nga kriza në krizë, nga pezullimi në pezullim. Ne duhet të kemi diçka që funksionon dhe që funksionon në të mirë të të gjithëve,” tha ai.

Rusia u tërhoq nga nisma në korrik, gati një vit pasi ajo u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB për të garantuar kalimin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi dhe për të ndihmuar në lehtësimin e eksporteve ruse të grurit. /abcnews

Show More

Related Articles

Back to top button