20 nxënës të cilët për herë të parë sivjet ulen në bankat shkollore në fshatin Debresh, para nisjes së mësimit dhuruan një program kulturor për prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e komunës së Gostivarit. Pas kësaj, ata njoftuan mësimdhënëset e tyre të ardhshme, e mes përqafimesh, Komuna e Gostivarit atyre iu dorëzoi dhuratat e përgatitura enkas për ta. Me këtë rast, kryetari Arben Taravari uroi këta vogëlush pës shëndet e suksese të pafundme në rrugëtimin e dijes së bashku me mësueset e tyre. Ai tha se gjatë pushimeve verore në këtë shkollë ka pasur një sërë investimesh, ndërsa ka falenderuar edhe mërgatën e këtij fshati e cila poashtu ka kontribuar në rregullimin e shkollës.
Drejtoresha e shkollës fillore Faik Konica të fshatit Debresh, Sanije Durmishi tha se me investimet e reja që ka bërë shkolla, janë krijiar kushte optimele për punë.
Edhe në shkollat e tjera të Gostivarit me rrethinë dita e sotme ka qenë me aktivitete të ngjashme, ku nxënësit e klasave të para kanë marrë gjithë vëmendjen duke u njoftuar me bashkmoshatarët dhe mësimdhënësit e tyre.