LajmeSport

Sot Ballkani mëson grupin dhe kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani gjatë ditës së sotme do ta mësoj grupin dhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në Ligën e Konferencës.

Ekipi nga Suhareka, të enjten mbrëma e konfirmoi paraqitjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për vitin e dytë rresht.

Shorti për fazën grupore të kësaj gare, do të tërhiqet sot prej orës 14:30 në Monaco. Ballkani është ekipi i fundit në vazon e katërt dhe në grup do t’i ketë tri skuadra tjera, të cilat bëjnë pjesë në vazon e parë, dytë dhe të tretë. Secila vazo përmban nga tetë ekipe, të cilat janë të ranguar bazuar në koeficientin që e kishin në fillim të edicionit.

Vazoja e parë, përmban skuadra si Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Brugge, AZ Alkmaar, Gent, Fenerbahçe, Lille e Ferencvaros. Në vazon e dytë, janë të vendosura ekipet si PAOK, Slovan, Maccabi, Plzen, Aston Villa, Ludogorets, Fiorentina e Bodo-Glimt.

Ndërsa, vazoja e tretë përbëhet nga Genti, Zorya, Beshiktashi, Helsinki, Legia, Spartak Trnava e Olimpija. Të gjitha këto skuadra të këtyre tri vazove, janë kundërshtarët eventual të Ballkanit, por që gjithçka do të përcaktohet pas shortit që do të tërhiqet ditën e sotme.

Në short janë të përfshira 32 skuadra, të cilat do të ndahen në tetë grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës do të luhen më 21 shtator, ndërsa ato të fundit më 14 dhjetor. Ndeshjet do të zhvillohen në tri orare: 16:30, 18:45 dhe 21:00.

Show More

Related Articles

Back to top button