BotaLajme

Sulmi me dronë në bazën ushtarake ruse të Pskov është nisur nga brenda Rusisë thonë raportet

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase ka thënë se sulmi me dronë ndaj një baze ushtarake ne qytetin rus të Pskov është nisur nga brenda Rusisë, transmeton Gazeta Metro.

Kyrylo Budanov ka thënë se dy aeroplanë kargo Llyushin janë shkatërruar dhe dy tjerë janë dëmtuar ndërsa Rusia ka thënë se janë dëmtuar katër sosh.

Budanov nuk saktësoi se a është kryer sulmi nga ata apo nga rusët. Sulmet ukrainase me dronë brenda Rusisë ndodhin në baza ditore. Megjithatë deklarata e Budanov hedh poshtë dyshimin se ky shpërthim është bërë nga një raketë me rreze të gjatë të veprimit, raporton BBC.

Te enjten Presidenti Zelenskyy ka thënë se ukrainasit kanë zhvilluar një armë e cila mund të godasë deri në 700 kilometra larg.

Show More

Related Articles

Back to top button