GostivarLajme

Fillimi i vitit të ri shkollor / Taravari dhe Shaqiri vizituan shkollën “Bashkimi”

Fillimi i vitit të ri shkollor në Gostivar me ceremoni zyrtare është shënuar në shkollën fillore “Bashkimi”, ku kanë marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, kryetari Arben Taravari dhe kryesuesi i Këshillit të Gostivarit, Valbon Limani. Me këtë rast, ministri Shaqiri pasi uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për shëndet e suksese në këtë vit shkollor, theksoi se sivjet shpërndarja e librave ka përfunduar, ndërsa deri në fund të shtatorit do të dorëzohen edhe tekset për klasat e treta dhe të gjashta të shkollave fillore. Ai tha se me fillimin e vitit shkollor, të gjithë mësimdhënësit do të marrin 10 përqind paga më të larta.

Nga ky vit shkollor në shkollën “Bashkimi” nis qendrimi ditor. Informacionin e bëri të ditur kryetari Arben Taravari, i cili theksoi se investimi nëpër shkolla nënkupton investim në dije për brezat e ardhshëm.

Nxënësve dhe mësimdhënësve u ka uruar fillim të mbarë të vitit shkollor edhe drejtoresha e shkollës “Bashkimi”, Vlera Fidani.

Për fillimin e vitit të ri shkollor shkolla kishte përgatitur edhe një program artistik me çrast nxënësit performuan para mysafirëve të pranishëm.

Show More

Related Articles

Back to top button