LajmeRajon

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që kërcënoi kryeministrin Kurti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit N.S, pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, i dyshuari N.S  deklaratën e tij e kishte përsëritur edhe në televizionin Dukagjini.

“Unë konsideroj që çdo njeri, i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse ai është tradhtar ndaj atdheut prandaj…”, kishte deklaruar ai. 

Show More

Related Articles

Back to top button