BotaLajme

Rreth 8,3 milionë njerëz nevojtarë për ndihmë humanitare në verilindje të Nigerisë

Ministrja Betta Edu tha se rreth 8,3 milionë njerëz në shtetet Borno, Yobe dhe Adamawa, ku janë shtuar sulmet nga organizatat terroriste Boko Haram dhe ISWAP, kanë nevojë për ndihmë humanitare

Rreth 8,3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare si pasojë e sulmeve terroriste në verilindje të Nigerisë, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Betta Edu, ministre e Çështjeve Humanitare dhe Reduktimit të Varfërisë, tha në një deklaratë se rreth 8,3 milionë njerëz në shtetet Borno, Yobe dhe Adamawa, ku janë shtuar sulmet nga organizatat terroriste Boko Haram dhe ISWAP, kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Duke vënë në dukje se qeveria është e vendosur për të luftuar kundër krizës humanitare, Edu tha: “Kombet e Bashkuara thonë se Benue është bërë kryeqyteti i nevojave humanitare në Nigeri dhe për këtë arsye ka shumë punë për të bërë në aspektin humanitar”.

Ajo theksoi se ministria ka gjetur mënyra novatore për të verifikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse të dhënat sociale, në mënyrë që të ketë saktësi dhe transparencë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në aktet masive të dhunës nga viti 2009 të kryera nga Boko Haram, organizatë e cila ekziston në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000.

Organizata gjithashtu ka kryer sulme në vendet fqinje të Nigerisë, Kamerunit, Çadit dhe Nigerit, që nga viti 2015.

Show More

Related Articles

Back to top button