LajmeRajon

Begaj: Nevojitet koordinim më i ngushtë me ndërkombëtarët për veriun

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se karakteri strategjik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike. Derisa theksoi se sa i përket situatës në veri të Kosovës nevojitet koordinim më i ngushtë me ndërkombëtarët, ShBA-në dhe BE-në.

Në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, Begaj tha se në vëmendje ishin edhe zhvillimet në veri të Kosovës.

“Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, si dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet një koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me partnerët tanë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën e vendit. Por, koordinimin me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt vlerësova edhe e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për deeskalimin e situatës. Gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Begaj.

Show More

Related Articles

Back to top button