Pas 3 viteve qëndrim në Hagë, sot do të jetë intervista e parë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kështu ka shkruar në rrjetin social gazetari Berat Buzhala.
Statusi i plotë:
“Sot publikohet intervista me Presidentin Thaci, e vetmja e tij prej kur eshte arrestuar nga Tribunali Special, para pothuajse 3 vjteve.
Intervista eshte realizuar me shkrim dhe ne marreveshje me organet e atjeshme te drejtesise. Ajo do te publikohet me shkrim, ne gazeten Nacionale, por edhe do te transmetohet me video, e lexuar, ne Nacionale Video.
Intervista eshte e gjate 2000 fjale. Aty Thaci flet per mallin e tij per familjen, per raportet e tij me njerez, por gjithashtu ai flet edhe per te ardhmen e Kosoves, se si duhet te jete ajo. Thaci flet per raportet e Kosoves me Perendimin, posacerisht me Ameriken.
Njeriu qe e shpalli pavaresine e Kosoves dhe e realizoi marreveshjen e Rambujese, flet edhe per raportet me Edi Ramen.
Ne pergjithesi eshte interviste interesante, qe gjithashtu vjen ne kohe interesante”, ka shkruar gazetari Buzhala në Facebook.