Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si po ecin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Procesi i formimit të pushtetit ekzekutiv duhet të fillojë nga vullneti elektoral i qytetarëve tha Milatoviç.
“Unë shoh nga mediat se ky proces nuk po shkon sipas planit, mendoj se Malit të Zi i duhet një qeveri sa më parë”, tha ai për RTMZ. Ai ndër të tjera tha se hera e fundit që ka biseduar me liderin e Europës Tani, Millojko Spajiç, ka qenë gjatë konsultimeve zyrtare në Cetinje më 31 korrik.
“Jam i bindur se Europa Tani e ka forcën të dalë më e mirë nga çdo situatë dhe të arrijë zgjidhjen më të mirë përmes diversitetit të mendimeve dhe harmonizimit të qëndrimeve” tha Milatoviq, duke theksuae se subjekti politik fitues ka një përgjegjësi shtesë për të treguar gjerësinë, sepse “vetëm gjerësia mund të sigurojë stabilitet politik”, shtoi ai.
“Mendoj se këtij procesi i mungonin parimet e qarta të formimit të qeverisë, një strukturë e qartë se si duhet të duket. Kam përshtypjen se e kemi nisur sërish nga fundi dhe si qytetarë kemi qenë dëshmitarë të tregtimit të pahijshëm politik me dikastere të caktuara. – tha Millatoviç. Lidhur me akuzat se është i ndikuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ai tha tha se Vuçiç asnjëherë nuk ka ndikuar në vendimet e tij, e “as nuk mundet”, dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të si presidenti i një vendi mik. Debatet dhe protesta po zhvillohen në Mal të zi ku kërkohet përfshirja në qeveri e koalicionit për të ardhmen e Malit të Zi, që konsiderohet si dora e Vuçiç në këtë shtet.
Madje në media është akuzuar se përmes presidentit shërbimet sekrete serbe dhe ruse po ndikojnë në përbërjen e partisë fituese të zgjedhjeve Eurpa tani.
Andrej Milloviç, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Evropa Tani tha se Pjesëmarrja e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi” në qeveri nuk është ruajtje e vullnetit elektoral dhe ata nuk janë përfaqësues ekskluzivë të serbëve në Mal të Zi.
“I’u zgjatëm dorën, edhe pse tash e një vit na satanizojnë dhe na sulmojnë në mënyrë vulgare, ne, familjet tona, inskenojnë dhe shpifin… Ofertës iu përgjigjën me tallje e sulme disajavore. Tani fajtorët kërkoni mes jush, jo mes nesh”, ka shkruar ai në rrjetin social X.