Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop, thotë se ai nuk ka dyshime për të ardhmen e Mohamed Sallah, pas interesimit nga Arabia Saudite. Sulmuesi egjiptian shënoi në fitoren 3-0 që “The Reds” arritën ndaj Aston Villa. Skuadra arabe e Al Ittihad mendon të rritën sërish ofertën për 31-vjeçarin, pasi Liverpulli refuzoi dy të parat, ku shifra shkoi deri në 150 milionë euro. Dritarja e transferimeve në Aradinë Saudite mbyllet të enjten, por Klop është i bindur se Sallahu do të mbetet në klub, pavarësisht zërave se arabët janë të përgatitur të ofrojnë 200 milionë euro për të nënshkruar me egjiptianin.
“Sallahu bëri një lojë të mirë. Unë kurrë nuk kam pasur dhe nuk kam as tani dyshime për të ardhmen e tij, përkushtimin e tij për këtë klub”, tha Klop.
“Më besoni, nuk mund ta imagjinoni se sa bujë bën e gjithë bota dhe sa të qetë jemi me të. Ai është lojtari ynë, ai dëshiron të luajë këtu dhe kaq. Gjatë gjithë javës së kaluar, Sallahu nuk u duk për asnjë sekondë sikur të mendonte për ndonjë gjë tjetër përveç Aston Villa. Ai është një lojtar i klasit botëror, pa dyshim për këtë dhe jam shumë i kënaqur që ai është në ekipin tim”, u shpreh trajneri i Liverpullit.