BotaLajme

I çjerrë në fytyrë, kancelari gjerman pas rrëzimit: Po pres memet në internet

U rrëzua duke vrapuar, por kancelari Olaf Scholz e ka marrë me sportivitet incidentin.

Kreu i ekzekutivit gjerman postoi një foto të vetën ku shihej me njërin sy të mbuluar nga copë e zezë në stil pirati dhe disa mavijosje të errëta në anën e djathtë të fytyrës, që ishin rezultat i rrëzimit.

“Mezi po pres të shoh memet”, ka shkruar Scholz duke parapritë kështu talljet që bëhen të famshme në internet. Si për ta shmangur çdo shqetësim të mundshëm për shëndetin e tij, në foto Scholz buzëqeshi lehtë dhe shkroi në rrjetin social X: “Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”. Rrëzimi gjatë fundjavës e detyroi kancelarin të anulonte disa takime të planifikuara këto ditë. Kjo nuk e pengoi megjithatë t`i rikthehej debatit mbi energjinë bërthamore përmes një interviste dhënë për Deutschlandfunk.

Scholz ripohoi skepticizmin për vendosjen e çmimit të subvencionuar të për industrinë të energjisë bërthamore, të cilën e quajti “një kalë të ngordhur”. Me përfundimin e shfrytëzimit ka filluar edhe çmontimi i termocentraleve bërthamore që ekzistojnë ende, tha ai duke shtuar: Po do të donim ende të ndërtonim termocentrale të reja bërthamore, do të duheshin 15 vjet dhe do të shpenzonim 15 deri në 20 miliardë euro për central.

Kohët e fundit, FDP dhe CDU kanë bërë thirrje për një kthim në energjinë bërthamore. AfD është gjithashtu në favor të vazhdimit të shfrytëzimit të energjisë bërthamore.

Show More

Related Articles

Back to top button