BotaLajme

Avancojnë trupat ukrainase, thyhet vija mbrojtëse ruse

Forcat ukrainase deklarojnë se kanë thyer vijën e parë mbrojtëse të Rusisë në afërsi të Zaporizhias, pas 2 javë operacione çminimi. Duket se Kievi po i afrohet llogoreve të fortifikuara të Moskës përgjatë frontit jugor dhe sipas zëvendës ministrit të Mbrojtjes, ushtria ukrainase ka marrë nën kontroll 3 km katrorë pranë qytetit të Bakhmutit.

Presidenti Zelensky ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në kabinet duke zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes Oleksij Reznikov me ligjvënësin tatar nga Krimea, Rustem Umerov.

“Kam vendosur të zëvendësoj ministrin e Mbrojtjes. Oleksij Reznikov ka kaluar mbi 550 ditë luftë dhe besoj se dikasteri ka nevojë për qasje dhe formate të reja ndërveprimi si me ushtrinë ashtu dhe me shoqërinë ukrainase”, deklaroi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, bombardimet ruse në zonën e Donjeckut kanë vrarë 2 persona dhe shkatërruar shtëpi e automjete të shumta. Sipas administratës ushtarake rajonale, mbi 92 shpërthime u dëgjuan në rajonin Çernihiv, që ndodhet në kufi me Rusinë, por nuk u raportuan viktima.

Show More

Related Articles

Back to top button