Një 50-vjeçar ka vrarë nënën e tij në Selanik të Greqisë, duke përdorur kamxhik dhe një mjet të mprehtë, shkruan CNN grek.
Trupi i pajetë i 79-vjeçares u gjet nga djali tjetër i saj, 53-vjeçar, pesë ditë më vonë, brenda banesës ku jetonte. Ajo ishte e veshur me rroba, ndërsa trupi i saj kishte nisur kalbjen.
Autori është arrestuar menjëherë nga Policia dhe është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Selanikut, pasi rrëfeu veprën që e ka kryer.
Sipas Policisë greke, 50-vjeçari me një mjet të mprehtë ia ka prerë qafën viktimës dhe ka përdorur kamxhikun për goditje ndaj saj.
© SYRI.net