Kina dhe Italia duhet të këmbëngulin në respektin dhe besimin e ndërsjellë, hapjen e bashkëpunimin, dhe të zhvillojnë dialog të barabartë përpara sfidave dhe problemeve gjeopolitike, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimit të hënën në Pekin me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Punëve të Jashtme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë Antonio Tajani.
Si dy qytetërime të vjetra e ekonomi të mëdha botërore, Kina e Italia duhet të plotësojnë pikat e forta të njëra-tjetrës për të arritur përfitime të ndërsjella dhe të japin kontribute pozitive në zhvillimin e marrëdhënieve kino-evropiane dhe në paqen e qëndrueshmërinë botërore, tha ai.
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha nga ana e tij se Italia i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve afatgjata e të qëndrueshme me Kinën, do të vazhdojë të respektojë politikën e “Një Kine” dhe mirëpret thellimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë me Kinën, duke forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.
Megjithëse gjendja ndërkombëtare është e paqëndrueshme, marrëdhëniet kino-italiane nuk do të ndikohen nga kjo gjë, theksoi Tajani.
Të dy kryediplomatët ndoqën gjithashtu ceremoninë e mbylljes së Takimit të 11-të të Përbashkët të Komitetit Qeveritar Kinë-Itali citon CMG.