LajmeRajon

Osmani: S’jam e nënshtruar ndaj Kurtit, vendimet i marr vetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë në “Top Chanel” ka thënë se nganjëherë nuk pajtohet me javë të tëra me kryeministrin Albin Kurti dhe se nuk i kursejnë kritikat për njëri-tjetrin, derisa e ka mohuar se është e “nënshtruar” ndaj Kurtit.

“Kur isha në LDK thoshin se nuk marr vendime vet i merr Isa Mustafa për mua, kur më përjashtuan nga LDK thoshin se unë nuk i marr vendime vet. Tani që jam presidente thonë se vendime për mua i merr Albin Kurti. I sfidojë që të gjithë, le të tregojnë cili nga qëndrimet e mia që i kam mbajtur para se të futet Albin Kurti në Kuvend ka ndryshuar. Unë i mbroj qëndrimet e njëjta. Më vjen mirë që kemi koordinim, por nuk është nënshtrim”, tha Osmani.

“Nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra, por e arrijmë pastaj një pajtim. Ne komunikojmë edhe kur kemi mospajtime të mëdha. E respektojmë mendimin e njëri-tjetrit që janë interesi i Kosovës, por as si kursejmë kritikat të them sinqerisht”, ka treguar ajo.

Osmani ka shtuar se qëllimet me Kurtin i kanë të njëjta, “sidomos sa i përket luftës kundër korrupsionit që është parakusht i suksesit të Kosovës”.

Show More

Related Articles

Back to top button