Një tjetër valë e nxehtë pritet të rikthejë për 2 javët në vijim, temperatura deri në 38-39 gradë, në një pjesë të Europës. Britania dhe Franca, deri në datë 20 shtator, do të kenë diell e ditë të nxehta, njëjtë siç ndodhi në korrik apo fillim gushti.
Të paktën për 7 ditët në vijim, një i nxehtë përvëlues do të përjetojnë shtetet nga Europa Qendrore, me valën që do të zhvendoset drejt qendrës e më pas veriut të kontinentit.
Nga sot, Franca e Zvicra do shënojnë temperature rekord, deri të shtunën, po njësoj temperatura deri në 39 gradë janë shënuar të hënën në të gjithë Britaninë. Greqia po ashtu do përjetojë një shtator të nxehtë, edhe pse janë parashikuar edhe shira afatshkurtër.
Përmbytje e reshje pa pushim, janë regjistruar ndërkohë në Spanjë. Në Toledo uji ka vërshuar rrugëve, përmbytje e probleme janë shkaktuar edhe në Madrid.
Nga ngjyra e Kuqe, niveli i alarmit në Spanjë, është ulur në portokalli prej të hënës. Edhe për shtatorin, kushtet e motit, së paku në Europë, do të mbeten të njëjta, me meteorologët flasin për temperatura ekstremisht të larta, duke marrë parasysh faktin që jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës. /A2CNN