BotaLajme

Rriten çmimet botërore të grurit

Çmimi i grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave.

Indeksi Standard i Grurit u rrit me 5.9 për qind, më i larti që ka qenë në dy muaj.

Ndalimi i eksporteve vjen pasi një valë e të nxehtit goditi të korrat e grurit të Indisë, duke i çuar çmimet vendase në një nivel rekord.

Çmimet e grurit janë rritur me rreth 60 për qind në tregjet botërore këtë vit, duke rritur koston e gjithçkaje.

Qeveria e Indisë tha se do të lejojë ende eksporte të mbështetura dhe se sipas tyre ndalimi nuk ishte i përhershëm dhe mund të rishikohej.

Megjithatë, vendimi është kritikuar nga ministrat e Bujqësisë nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara pas takimit në Gjermani.

Edhe pse India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, ajo nuk ka qenë më parë një eksportues i madh pasi shumica e të korrave të saj shitet në tregjet e brendshme. Por eksportet e grurit të Ukrainës ranë pas agresionit ushtarak rus.

Show More

Related Articles

Back to top button