Përmbytje biblike po cilësohen pasojat e Stuhisë “Daniel”, një prej më të fortave të viteve të fundit, që ka përfshirë Greqinë qëndrore e Perëndimore vetëm pak ditë pas zjarreve me pasoja katastrofike.
Një person është konfirmuar i vdekur në Volos, ndërsa 5 te tjerë rezultojnë të zhdukur nga vërshimi i ujërave, raportojnë mediat në vendin fqinj. Situata më e vështirë paraqitet në Volos dhe Pelion
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve në zonat e prekura nga Stuhia të evitojnë daljet dhe udhëtimet për shkak të rrezikut pasi niveli i ujit shkoi mbi 1.5 metra në disa zona!
Mbi 1200 thirrje për ndihmë janë marrë nga reparti zjarrfikës! Në orët në vijim stuhia Daniel pritet të përfshijë edhe zona të tjera të Greqisë, ku tashmë është ngritur alarmi për rrezikun.
Bullgaria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mes përmbytjeve të rënda që vranë dy persona në qytetin turistik jugor Tsarevo.
Pamjet treguan makina të zhytura në ujë. Shtëpitë e pushimit dhe hotelet përgjatë bregut të Detit të Zi u përmbytën.
Moti i keq ka goditur edhe Turqinë veriperëndimore! Të paktën persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Basaksehir dhe Kuçukcekmece.
Pamjet tregojnë se ujin që vërshon në qytete duke marrë përpara çdo gjë! Autoritetet thonë se në zonat e prekura nga stuhia po kryen misione shpëtimi dhe ndihme.
Dramatike situata është edhe në Spanjë, ku kanë humbur jetën të paktën 5 persona dhe 3 rezultojnë të zhdukur.