BotaLajme

Kina paralajmëron se ‘Lufta e Ftohtë” mund të filloj shumë shpejt

Kryeministri kinez Li Qiang ka thënë të mërkurën se është e rëndësishme të anashkalohet një Luftë e Ftohtë tjetër kur bëhet fjalë për menaxhimin e konflikteve mes shteteve dhe liderëve botërorë në Indonesi kjo pas që rivalitetet gjeopolitike në Indo-Pacifik janë në rritje, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri kinez këto komente i bëri në Samitin e Asosacionit të Kombeve jug lindore Aziatike (ASEAN) ku shtoi se kombet duhet të trajtojnë dallimet në mënyrë të përgjegjshme.

Qiang tha se në këto momente është shumë e rëndësishme kundërshtimi i animeve dhe i konfrontimeve të blloqeve politike për shkak se këto nxisin një Luftë të Ftohtë, raporton Reuters.

Në këtë Samit nuk ka marrë pjesë Presidenti i SHBA’së Joe Biden dhe as lideri kinez Xi Jingping.

Show More

Related Articles

Back to top button