Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar të mërkurën në Itali.
Atij iu gjet në veturë mbi 1 kilogram kokainë.
Rasti ndodhi në qytetin e Bolonjas.
Shqiptari u ndalua fillimisht nga policia për kontroll rrugor, raportojnë mediat italiane.
Atij i është bastisur edhe banesa në zonën Borgo Panigale.
Brenda saj, u gjet edhe një sasi prej 1.6 kilogramë marihuanë.