LajmeRajon

Begaj pritet me ceremoni zyrtare në Kazakistan, çfarë do diskutohet

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kazakistan, ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Kassym-Jomart Tokayev.

Pas ceremonisë zyrtare Begaj po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me presidentin e Kazakistanit.

 Të dy liderët do të diskutojnë për çështjet e forcimit të bashkëpunimit tregtar-ekonomik, transporto-logjistik, investues dhe humanitar.

Po ashtu presidentët do të shkëmbejnë mendime edhe për situatën ndërkombëtare dhe rajonale.

Begaj ka shkuar në Kazakistan me ftesë të homologut të tij dhe do të qëndrojë atje deri më 8 shtator.

Show More

Related Articles

Back to top button