LajmeRajon

Beleri nga burgu: Rama më ka shpallur armik personal

Fredi Beleri ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e betimit të tij me anë të një postimi në Facebook.

Aty shkruhet se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin dhe sipas tij se në Shqipëri ka disa precedente të mëparshëm në të cilat është dhënë autorizim për leje të veçantë për deputetë të cilët kanë shkuar në Parlamentin Shqiptar për të votuar ligje apo për të bërë betimin ndërkohë që kanë qenë të paraburgosur me masën arrest me burg.

“Nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën time për leje të vecantë për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhem.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e cështjes në fjalë”, shkruan nder te tjera Beleri.

Në vijim, dua t’ju njoftoj që edhe unë,  jam i angazhuar, që “në cdo kohë dhe cdo mënyrë”,  të publikoj dhe informoj cdo organizëm ndërkombëtar përkatës për detajet e dosjes time hetimore dhe provat e manipuluara apo falsifikuara të administruara në të,  cdo detaj të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që u vunë haptazi  në shërbim të Kryeministrit «për të arrestuar kandidatin për Kryetar Bashkie të Himarës, i shpallur publikisht armik personal i Kryeministrit Edi Rama për një javë rresht»,” shkruan ndër të tjera Beleri në reagimin e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button