GostivarLajme

Muftinia e Gostivarit mban mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2023

Sot me datë 07.09.2023 (e enjte), Muftinia e BFI – Gostivar në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli, mbajti mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2023, ku në mënyrë të hollësishme Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli i njoftoi anëtarët e Muftinisë për të gjitha rezultatet dhe aktivitetet e periudhës së Ramazanit, Haxhit dhe Kurban Bajramit: Sadekatul Fitrin dhe Zekatin, Haxhin si dhe Kurbanët dhe ndarjen e mishit të kurbanëve.

Mbledhja nisi me lexim Kur’ani nga H. Etem ef. Haliti-imam në Xhamitë e fshatit Negotinë. Këtë mbledhje e nderoi me prezencën dhe pjesëmarrjen e tij, Reisul Ulema i BFI e RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga H. Irsal ef. Jakupi-sekretar i përgjithshëm i BFI.

Me këtë rast, Reis’ul Ulemaja mbajti fjalën e rastit në fund të mbledhjes, duke e vlerësuar tejmase punën e Muftinisë së Gostivarit për këto të arritura gjatë vitit 2023 në periudhën tetë mujore. Ai potencoi se Gostivari në vazhdimësi edhe më mirë po jep rezultate të mira në nivel të lartë, fakt i cili tregon koordinimin e mirë mes imamëve, këshillave të xhamive dhe xhematit.

Të gjithë anëtarët e Muftinisë i elaboruan dhe i diskutuan në detaje të gjitha aktivitetet e bëra brenda kësaj periudhe nga të gjithë sektorët e Muftinisë me materiale të shkruara.

Me këtë edhe u përmbyllën edhe pikat e diskutimit, për çka u jemi mirënjohës anëtarëve të Muftinisë, imamëve, mualimëve, muderrizëve, muezinëve, këshillave të xhamive, xhemaatit si dhe të gjitha strukturave tjera organizative në nivel lokal dhe qendror që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për këto të arritura të përbashkëta.

Show More

Related Articles

Back to top button