BotaLajme

Gjermanisë i nevojiten gjysmë milioni emigrantë për punë në vit

Ekonomia gjermane është duke vuajtur për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe për këtë është duke u drejtuar nga imigrimi masiv nga vendet tjera.

Sipas ekspertëve gjermanë, një nga pengesat kryesore për ardhjen e punëtorëve të kualifikimet është edukimi i tyre, shkruan DPA, përcjell Telegrafi.

“Një nga problemet kryesore është njohja e kualifikimeve profesionale. Është një kantier i madh ndërtimi në të cilin duhet të futemi dhe ta rirregullojmë plotësisht”, thotë Herbert Brücker nga Instituti për Kërkimin e Punës dhe Tregut Profesional (IAB).

Pavarësisht mungesës së punëtorëve, për shembull në aeroporte, në industrinë e hotelierisë ose në industri të tjera, vendi po përballet me një rrezik të madh nëse imigrimi në tregun e punës nuk është më efikas.

Brücker shton se Gjermanisë i duhen deri 500 mijë emigrantë për punë çdo vit.

“Ne jemi ende shumë larg nga kjo vlerë”, theksoi ai.

Ai po ashtu vlerësoi se Ligji për Emigracionin e Punës së Kualifikuar nuk i plotëson nevojat në këtë aspekt.

Përveç kësaj pengese, Gjermania duhet t’u ofrojë emigrantëve më shumë kurse gjuhësore të përshtatura për punë të ndryshme, gjë që është vendimtare për një integrim efektiv.

Show More

Related Articles

Back to top button