BotaLajme

Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Itali, 8 të arrestuar, 30 në hetim/ Policia: Kokat e grupit ndodhen në Shqipëri

“Tetë të arrestuar, 5 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 italian, 30 persona në hetim, 10 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 30 mijë euro cash e sekuestruar”, është ky rezultati i megaoperacionit të Policisë në Padova ndaj një grupi kriminal shqiptaro-italian që bënte trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, kokat e të cilit mendohet se veprojnë nga Shqipëri.

Akuza për 8 të arrestuarit është përfshirja në grup kriminal me qëllim trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.

“Edhe sot ligji ka shënuar një pikë të mirë në favor të saj në luftën kundër drogës, falë Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias dhe Guardia di Finanza të Padovës, bashkëpunimi i përsosur i të cilëve çoi në sekuestrimin e një sasie të re të madhe. 10 kilogramë heroinë dhe kokainë, me tetë të arrestuar, 30 nën hetim dhe 30 mijë euro të sekuestruara. Me mirënjohje i shpreh komplimente DDA të Venecias dhe GDF të Padovës”- tha në një konferencë për shtyp presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia.

Show More

Related Articles

Back to top button