Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbajtur një ceremoni për të zbuluar një nëndetëse të re, për të cilën pretendohet mund të mbajë armë bërthamore.
Ndërsa në fotografitë e publikuara nga media shtetërore, Kim shihet duke qëndruar në një kantier detar, i rrethuar nga oficerë të marinës dhe nën hijen e nëndetëses, shkruan BBC.
Jong Un kshte punuar për të zhvilluar këtë nëndetëse për shumë vite, dhe ajo raportohet të jetë në programin e tij të armëve bërthamore.
Megjithkëtë kjo nëndetse nuk dihet nëse është funksionale dhe se Koreja e Veriut ende nuk e ka demonstruar nëse mund të lëshojë me sukses raketa me aftësi bërthamore.