Mbrëmjen e djeshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, organizoi një pritje për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me mërgatën shqiptare në Holandë.
Zëvendëskryeministri Bislimi, theksoi se qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe e vlerësoi atë për rolin kyç dhe rëndësinë që përfaqësojnë. Ai u njoh me historitë e tyre të suksesit, nga studentë të shkencave sociale deri tek ekspertët ligjorë dhe sipërmarrësit.
Njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura janë thelbësor për zhvillimin e progresin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, si brenda e poashtu dhe jashtë vendit.
Ai i falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit. Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim konstant e të qëndrueshëm.