Kosova U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U17, me rezultat 2:1. Edhe kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të parët në epërsi kaluan futbollistët mysafirë, me golin e shënuar nga Hisar Ali, në minutën e 21-të (1:0).
Ndërkohë, në pjesën e dytë “dardanët” e rinj u angazhuan më shumë në kërkim të golit dhe në minutën e 75-të arritën të barazojnë shifrat përmes Leart Salihut.
Ky gol iu dha energji shtesë djelmoshave tanë, të cilët në minutën e 90-të pas këmbënguljes së madhe arritën që të gjejnë edhe golin e fitores, kur Ermal Krasniqi shënoi për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 2:1.
Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit Arbnor Morina dhe ndihmësit të tij Fadil Berisha për ta parë formën e futbollistëve dhe për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në muajin nëntor në Kroaci.