BotaLajme

FOTO/ OKB, e gatshme të ndihmojë popullin e Marokut të goditur nga fatkeqësia

Kombet e Bashkuara lëshuan një deklaratë lidhur me fatkeqësinë e madhe që ka goditur sot Marokun.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nëpërmjet zëdhënësit të tij Stéphane Dujarric  u shpreh se  ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për tërmetin që goditi sot Marokun, i cili mori shumë jetë njerëzish.

Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Marokut në këto kohë të vështira.  Ai u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë qeverinë e Marokut në përpjekjet e saj për të ndihmuar popullsinë e prekur.

Show More

Related Articles

Back to top button