LajmeRajon

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeverinë “Rama”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar këtë të shtunë shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-e 4 shtatorit, njoftoi ndryshime në kabinetin e tij.

Ndryshimet kanë prekur 7 ministri, por ajo që vihet re është se disa emrave iu është ndërruar thjesht pozicioni, siç është rasti i Ogerta Manastirliut që nga Shëndetësia është vendosur në krye të Arsimit, apo Delina Ibrahimajt që nga Financat është caktuar ministre për sipërmarrjen.

Ministrat e rinj janë:

Ervin Mete-Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Igli Hasani- Ministër për Europën dhe punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Rinisë

Anila Denaj- Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj- Ministre për sipërmarrjen

Ministër Shteti për Pushtetin vendor Arbi Mazniku, largohet Milva Ikonomi dhe shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet.

Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.

Show More

Related Articles

Back to top button