LajmeSport

Shqipëria e para në grup, janë edhe 3 ndeshje finale

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Shqipëria me këtë fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara. Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Jasir Asani kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 38-të falë një eurogoli nga distanca e largët. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë me epërsinë e vendasve. Golin e dytë dhe të epilogut përfundimtar për Shqipërinë e realizoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 62-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është në tetor kur e pret Çekinë në kryeqytetin shqiptar.

Show More

Related Articles

Back to top button