LajmeRajon

Greqia afër njohjes së Kosovës? Reagon Athina zyrtare: Pozicioni jonë s’ka ndryshuar

Greqia nuk do ta njohë Kosovën dhe qëndrimi do të vazhdojë të mbetet i njëjtë. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të lartë nga Athina për televizionin polak Euractiv, pas deklaratës së bërë nga kryeministri Albin Kurti se Greqia është afër njohjes së Kosovës.

Ata kanë deklaruar se pozicioni i greqisë mbetet i pandryshuar, pavarësisht se shumë prej qëndrimeve të Athinës janë lexuar si një dritë jeshile nga Kosova.

Sipas kryeministrit Kurti, ekzistenca e një zyre ndërlidhëse të akredituar nga UNMIC në Prishtin dhe zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare në Athinë janë sinjale pozitive.

Shtetit grek njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova dhe për një kohë të gjatë është parë si një ndër shtetet më të lëkundura nga 5 të tilla që nuk e njohin Kosovën.

Vizitat e zyrtarëve të Lartë të Athinës, gjithashtu nuk kanë munguar në Prishtinë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, në mars të këtij viti vizitoi Kosovën për herë të gjashtë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani.

Megjithatë, paralelisht me këto zhvillime nuk kanë munguar as deklaratat e zyrtarëve grekë se asgjë nuk do ndryshojë në këtë cështje.

Dekalarata të përforsuara sërish në fund të gushtit nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Pas atij takimi, Vuçiq deklaroi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar të Greqisë për mosnjohjen e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button