Autoritetet Shqiptare kanë liruar tre të arrestuarit e tifo grupit Kastriotët Gostivar, njoftojnë Kastriotët përmes fejsbukut.
Shqipëria dhe Polonia u takuan në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022
Për këtë ndeshje tifo-grupe nga vende të ndryshme janë bërë bashkë që të përkrahin kombëtaren kuqezi.
Kastriotët e Gostivarit, Plisat e Prishtinës, Ballistët e Tetovës, Xhebrailat e Suharekës, Vreshtarët e Rahovecit e shumë tifogrupe tjera ishin prezent në “Air Albania” për ta ndezur atmosferën.
Tensione pati gjatë ndeshjes Shqipëri- Poloni në stadiumin “Air Albania”. Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën
Shqipëria ka marrë një fitore të madhe 2-0 në “Air Albania” ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin e të kualifikueseve të Euro 2024. Ekipi i drejtuar nga Fernando Santos provoi i pari me Zielinskin, por goditja e tij në minutën e shtatë u ndal nga Strakosha.
Në mesin e pjesës së parë, polakët festuan pasi Kiwior realizoi gol, pas zhvillimit të një goditje standarte, me topin që me fat mbeti në këmbët e mbrojtësit 23-vjeçar. Gjithsesi, pas një kontrolli nga VAR, goli u anulua për Offside. Në minutën e 38-të, Jasir Asani do koordinohej në mënyrë perfekte për të realizuar një gol të rrallë nga distanca. Një gol që shumë nga yjet e futbollit botëror do e kishin zili, një gol që mund të vlejë shumë në rrugët e gjatë drejt kualifikimit.
Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho godet me zëvendësimet në pjesën e dytë, teksa aktivizon Dakun në minutën e 60-të dhe sulmuesi nuk pret shumë, duke dyfishuar menjëherë shifrat, ndërsa shpërtheu në lot gëzimi vetëm pas pak sekondash. Gjithçka erdhi pasi kontrolloi si duhet një top në afërsi të zonës, e në të tilla raste nuk mund të faltte.
Lewandowski e pati të pamundur të bënte diçka në këtë takim, sulmuesi rrallë herë shfaqej në fushë, tentativa të dëshpëruara të ndalura nga muri mbrojtës. Nëse skuadra jonë triumfoi në fushë, të njëjtën gjë bënë edhe tifozët në tribuna, të cilët fituan ndeshjen e tyre në tribuna.
Me këtë fitore, Shqipëria kryeson grupin E me 10 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia dhe Moldavia, që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të 3-të. Polonia komplikon shumë rrugën drejt europianit, pasi renditet e katërta me 6 pikë.