LajmeRajon

“Takim mafiozësh”/ Berisha akuza të forta: Rama do e bënte ministre të Jashtme Spiropalin, por i doli një video

Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar seancën plenare 20-minutëshe për miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në qeveri si një takim mafiozësh.

Përmes një deklarate për shtyp në oborrin e Parlamentit, Berisha deklaroi se me largimin e Xhaçkës, detyra e ministrit të Jashtëm ishte paracaktuar t’i jepej Spiropalit, por kryeministri Rama u tërhoq në moment të fundit për shkak të një video që qarkullonte.

Në përmbajtjen e materialit filmik, sipas Berishës, shfaqej Spiropali teksa bënte mbledhje me Bajrajt, Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës. Ish-kryeministri u zotua se do ta publikonte atë sapo t’i binte në zotërim. I ndalur tek ish-ministrja Olta Xhaçka, kreu i Rithemelimit e akuzoi atë për vjedhje, duke rikujtuar momentin kur ajo bëri bashkëshortin e saj investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës.

“Kjo seancë ishte tipike në një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella apo bodrumet e mafies. Kjo shërbente si një takim mafiozësh në të gjitha aspektet. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka që pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, ka vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.

Po zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat që bën një gabim fatal në karrierën e tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet për postin e Ministrit të Jashtëm i kishte bërë Spiropali, por një video e minutës së fundit ku bënte mbledhje me Bajrajt, Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën që të anulojë zgjedhjen e saj. Ju garantoj që sa të më bjerë në dorë ajo video, do ta bëj publike.

Por që ju e patë se si nxinte Spiropali në Asamblenë e PS-së. Ishte sikur t’i kishte rënë një mortje e keqe sepse iu bë pluhur në minutën e fundit ëndrra për t’u bërë ministre e Jashtme.

Tani në qeveri ka ardhur përfaqësuesi i Ndraghetës. Largimi i Krifcës, filloi t’i japë burrit si nënkontraktori i Gjikurisë nga tenderat e bujqësisë… ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca. Koçiu ka një histori të hidhur 8-vjeçare, ku faktohet se emërimet i bënte me ryshfet. Shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni”- tha Berisha.

Show More

Related Articles

Back to top button