LajmeSport

Maqedonia e Veriut sonte përballë Maltës, mungon Arijan Ademi

Pas barazimit me Italinë në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte (e martë) do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, ku përballë vetes do të ketë Maltën.

Ekipi përfaqësues i vendit do të kërkojë fitoren e parë si mysafirë në këto eliminatore, pasi deri më tani ka vetëm një triumf të regjistruar të luajtur në shtëpi.

Nga tabori Maqedonisë së Veriut e shohin me shumë seriozitet përballjen ndaj Maltës edhe pse të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit janë favorit në letër në këtë duel.

“Atmosfera është pozitive pas një rezultati shumë të mirë, besoj shumë të mirë, pasi e dimë që Italia është një rival shumë i fortë dhe ne jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Maltën”.

“Gjithmonë trajneri vendos për pozitën e secilit lojtarë prej neve dhe në atë moment ku duhet. Në secilën pjesë të fushës na duhet një lojtarë dhe normal këtë ndeshje me vendosi aty, pas sulmuesve për arsye të ndryshme, të cilat nuk mund t’i them. Mirëpo jam shumë i kënaqur dhe gjithmonë do të jap përgjigje në atë pozitë, të cilën trajneri me vendos të luajë”, ka thënë kapiteni Enis Bardhi.

Për duelin ndaj Maltës, përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë ndryshime në formacion, përderisa është konfirmuar se edhe Arijan Ademi nuk do të mund të jetë në kombinim për lojë për shkak një lëndimi, i cili në stërvitjen zyrtare mbrëmë ka ndjerë dhimbje.

Ndeshja ndërmjet Maltës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte në stadiumin nacional të Maltës, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button