LajmeRajon

EULEX bastis banesën e heronjve Fazliu, motivet ende nuk dihen

Ka mbaruar bastisja e EULEX në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara shihet se dhomat e banesës kanë qenë me fotografi të heronjve, dekorata nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, flamuj e simbole tjera kombëtare.
Ende nuk dihen motivet e sakta të kësaj bastisje, përveç faktit që është e thirrur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut dhe nipi i heronjve Bahri e Fahri Fazliu deklarohet pas bastisjes nga pjesëtarë të EULEX dhe hetues nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Bastisja ka ndodhur me urdhër të Gjykatës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Sipas avokatit prej orës 7 të mëngjesit është duke vazhduar bastisja apo kontrolla në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu. Unë e kam thirr avokatin dhe jam interesuar, më ka thënë që janë duke e kryer bastisjen”, ka thënë Fazliu.

Tutje ai ka thënë se brenda hapësirës ku po ndodh bastisja janë Fadil Fazliu, Bahrije Fazliu dhe Gëzim Fazliu.

“Të gjithë ata që janë në Hagë kanë qëndruar në këtë banesë por në përvjetorë të dëshmorëve, si të Fahriut si të Bahriut. Kanë ardhur për vizita familjare. Unë kam qenë i ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit, është përfunduar rasti”, ka thënë tutje Fahri Fazliu.

Show More

Related Articles

Back to top button