GostivarLajme

Valdet Xhaferi: Nga Gostivari filloi një epokë e re, ndërtimi i Korridorit 8!

Me minimin në fshatin Banjicë e Epërme në afërsi të Gostivarit dje u shënuan fillimet e punimeve për Korridorin 8 i cili shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë, Strugë deri në kufij me Shqipërinë.

Të pranishëm në këtë eveninet ishin zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili është edhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, si dhe ambasadorja amerikane, Angela Ageler, thuhet në njoftimin nga BDI, Gostivar.

Bechtel dhe Enka kanë zgjedhur 37 sub-kontraktues, 36 nga të cilët janë kompani nga vendi.

Ndërtimi i korridorit 8 nga “Bechtel dhe Enka” do të përfshi rreth dy mijë punëtorë nga fusha të ndryshme.Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që nga 1 janar 2028 të udhëtojnë në Korridorin 8”, vijon njoftimi.

“Ky është projekt historik, më i madhi në historinë e vendit në infrastrukturën rrugore. Nga Gostivari fillojë një epokë e re, ndërtimi i Korridorit 8“, shprehet Valdet Xhaferi në Fejsbuk.

Korridori 8 apo siç njihet në formulimet perëndimore Korridori paneuropian VIII është një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari.

Korridoret paneuropiane të komunikacionit janë akse të rëndësishme ndërkombëtare. Korridori është në Shqipëri dhe Bullgari një arterie e rëndësishme ekonomike, ndërsa tani fillon të ndërtohet edhe në Maqedoninë e Veriut. /Flaka.mk

Show More

Related Articles

Back to top button