Pas përfundimit të ndërtimit të kanalzimit të 1300 metra, po bëhen përgatitjet (tamponim, nivelizim) për asfaltimit e tërësishëm të rrugës Debresh – Zdunjë që fillon nga ana e Debreshit.
Projekti për meremetimin e rrugës Debresh – Zdunjë përfshin rekonstruim të rrugës në gjatësi prej 1.300 metrave, kurse paralelisht me ndërtimin e rrugës, në pjesën e Zdunjës po ndërtohet kanalizim prej 1200 metra.
Shumë shpejt përfundon përfundon asfaltimi i tërësishëm i rrugës Debresh-Zdunjë, ndërkaq funksionalizimi i plotë sipas standardeve i kësaj rruge do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në rrugët hyrëse të qytetit.